zoom

Politikë

Socialistët “mbysin” me përjashtime kolegët e PD, kërkesë dhe për 3 të tjerë (EMRAT)

Edhe njëherë tjetër, socialistët nuk i falin veprimet e kolegëve të tyre opozitarë, teksa pas rrëzimit të të gjitha kërkesave për Komisione Hetimore dhe interpelanca, depozitojnë radhazi dhe kërkesa për përjashtim nga Parlamenti.

Mazhoranca ka kërkuar sot masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht tre prej tyre: Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes, ku pati tensione në vetëm 20 minuta që zgjati. Nëse miratohet, në total në pak javë shkon në 26 numri i deputetëve të PD të përjashtuar deri tani. /ZOOM.AL/