zoom

Të gjitha

Will Smith dhe Chris Rock rregullojnë marrëdhënien pas sherrit

Të gjithë pjesmarrësit e ceremonisë së 94-të të “Oscars” u shokuan gjatë skenës ku Will Smith goditi Chris Rock-un në mes të shfaqjës si rrjedhojë e shakasë që ky i fundit bëri lidhur me flokët e gruas së tij.

Sipas “Pag Six” mesa duket Will Smith dhe Chris Rock i kanë rregulluar gjërat pas sherrit në skenën e “Oscars 2022”. Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs, konfirmoi në festën e “Vanity Fair Oscars” të dielën mbrëma se dyshja i la mosmarrveshjet në të kaluarën.

“Ky nuk është problem. Ka marrë fund . Unë mund ta konfirmoj këtë”, tha ai për Page Six, pa dhënë detaje të mëtejshme sesi ndodhi pajtesa mes atyre.

Një burim i tha gjithashtu Page Six se dy yjet ranë dakord të zgjidhin çështjet e tyre pas Çmimeve të Akademisë. Pak para pas minutash kur ndodhi incidenti me komedianin, Will Smith fiton çmimin “Aktori më i mirë”.

Will Smith e përdori fjalimin e tij për të mbrojtur skandalin që shkaktoi në skenën e “Oscar”-it. Smith vazhdoi të kërkoi një falje të pjesshme me lot për shpërthimin e tij emocional, por nuk i kërkoi falje Rockut./L.K

/Zoom.al