zoom

Slider

S*ks pas të 60-ave? Zhaklin Lekatari: Një femër në moshën time duhet të kishte dalë nga “tregu”

Ish-opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari ka folur për seksin pas moshës 60 vjeç, një temë që ende konsiderohet tabu në vendin tonë.

Blogerja e seksit tha se mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por shtoi se kjo teori është gabim, pasi pas të 60-ave bëhet më shumë.

Zhaklin Lekatari theksoi se në vendin tonë një femër 40 vjeç duhet të kishte dalë nga tregu.

Megjithatë shtoi se nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën

”Në fakt mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por kjo është gabim…në moshën mbi 60 vjeç, mbase bëhet më shumë.

Kultura të ndryshme kanë përjetime dhe diskutime të ndryshme për seksin, psh. në vendin tonë një femër mbi 40 vjeç siç jam unë, duhet të ishte me kohë e “dalë nga tregu” për pjesën e intimitetit, por në fakt nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën”, u shpreh Zhaklin Lekatari.