zoom

Aktualitet

“S’kemi pasur lidhje me familjen Lici”- Safet Bajri tregon pse RENEA i shkoi në shtëpi

Safet Bajri ka reaguar pas aksionit blic në Shkodër, ku forcat RENEA shkuan në banesën e tij dhe kryen kontrolle.

Për në emisionin “Top Story”, Safet Bajri deklaroi se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, u ka vendosur në dispozicion kamerat e sigurisë.

Ai theksoi se nuk ka pasur konflikte me familjen Lici, duuke shtuar se “nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj”.

“Kur vjen policia, i jap USB e kamerave, nuk kam lidhje me asgjë, dhe sulmohet Safeti. Për çfarë? Ka ardh RENEA te banesa ime… në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Njerëzit kanë shoqëri të ndryshme, kur ta votojë parlamenti dhe të më caktojnë mua se kë të kem shok atëherë unë nuk rri se po shkel ligjin. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha Safet Bajri.

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, deklaroi se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“As OLF as kurrkush, unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, u shpreh ai.

Postime të lidhura