zoom

Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, mjeku që “kapte Maldivet me 5 operacione” në Gjykatë. Ja si përgjigjet…

Skandali me pacientët e sëmurë terminalë te Onkologjiku, ku të implikuar në biznes me jetën janë dhe mjekët, ka marrë përmasa indinjate kombëtare, por aktualisht në debat është përfshirë edhe politika.

Teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij “detyrim paraqitjeje”, mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi është paraqitur sot në gjykatë.

Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha shkurt se bënte vetëm punën e tij. “Unë bëj vetëm punën zotëri”, tha Gashi për gazetarët, teksa hynte në godinë.

Tetë mjekë janë nën akuzë për skandalin, teksa orientonin të sëmurët me kancer te privati, klinikë e poseduar nga mjeku Gashi sipas hetimeve. Gjithashtu luhej me aparaturën e kobaltit dhe u kapën përgjime për “kapjen e Maldiveve apo Tajlandës me 5 operacione”. /ZOOM.AL/