Aplikacion
Punonjësja e hotelit në Gjermani bëri denoncim në polici për një punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit se e ka ngacmuar seksualisht.
I akuzuar për këtë është Orges Tujanin, ndihmës magazinier i FSHF-së, ndërsa autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet.
Sipas medies gjermane “Bild”, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen ka deklaruar para grupit hetimor se shqiptari e futi me forcë në kuzhinë, duke tentuar që ta puthte dhe të abuzonte seksualisht me të.
Ajo fillimisht, raportojnë mediat gjermane, kishte menduar se Tujani ishte futbollist i Kombëtares dhe i është afruar vetë. Çor më pas, kur mori vesh të vërtetën, ajo ka refuzuar të njihet më tej me të. Megjithatë, sipas medieve, Orges Tujani ka insistuar për të vazhduar më tej.
Kjo akuzë po hetohet nga organet gjermane dhe nuk ka ende një urdhër-arresti të lëshuar për Orges Tujanin.