zoom

Aktualitet

Skandali me inceneratorët/ LSI nxjerr emrin e gruas të Ben Blushit: Pjesë e aferës

Skandali me inceneratorët/ LSI nxjerr emrin e gruas të Ben Blushit: Pjesë e aferës

Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë ka publikuar në emisionin “Opinion” një faturë që sipas saj, tregojnë lidhjet mes disa kompanive për aferën korruptive te inceneratorët.

Shehaj ka hedhur akuza të forta ndaj pronarëve të kompanisë dhe qeverisë se nëpërmjet skemave të ndryshme kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Mes të tjerave ajo ka nxjerrë edhe emrin e Eva Blushit, Bashkëshorte e Ben Blushit, e cila sipas saj është pjesë e aferës duke krijuar kompani fantazmë së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

“Zotëria italian është pronar te inceneratorët. Ky i paguan faturat e mirëmbajtjes së faqes së kompanisë së krijuar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi në Bullgari.

Paratë tona janë të vetmet para që janë marrë nga inceneratorët. Kjo kompania nuk lëshon faturën për dikë që nuk ka ligjërisht mudësi tek kjo pjesë. Kjo është një skemë për të marrë paratë, shihet në këtë faturë. Kontrata me 60 milionë euro nuk është vetëm e Zimbabve… Këto ti marrin prokuror e SPAK dhe të gjejnë lidhjen se si parët tona dhe këta njerëzit këtu, Ilir Deda dhe Mirel Mërtiri bashkëpunojnë. Paratë tona me firmën e këtij zotërisë këtu shkojnë në kompani të tjera dhe marrin taksat tona pa asnjë shërbim.

Si i kanë marrë paratë?

Të them unë si i kanë marrë. Këtu ke kontratën që është blerë 70 mijë euro dhe është faturuar qindra mijëra euro këtu tek ne. 100% të parave që marrin nga ne i merr ky, për Elbasanin i ka veshur thotë prokuroria, për SPAK është i ndershëm. Janë të lidhur me inceneratorët dhe është një skemë. Ajo skemë është kriminale dhe jo mashtruese. Të nxjerr faturat, këta jetojnë në Maltë në zonën më të lartë të Maltës”, tha Shehaj.