zoom

Aktualitet

Skandali i tokave/ Legalizuan pallatin pa leje, pezullohen kreu i Kadastrës Lezhë dhe përgjegjësi

Prokuroria e Lezhës ka thelluar hetimet në Kadastrën e rrethit, duke investiguar të gjitha firmat e hedhura për hipotekim apo legalizim.

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penales“Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin. /ZOOM.AL/