zoom

Bota

Skandali i përgjimeve/ Dalin emrat e dy princeshave të Dubait, Latifa dhe Haya

Numrat e telefonit të përdorura nga dy princeshat e Dubait thuhet se janë gjetur gjatë hetimit të “Pegasus”, programit izraelit të përgjimeve.
Sipas BBC, princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain është ish-gruaja e tij.

Në mes të shkurtit, u trasmetua një video, ku Princesha Latifa  tha se po mbahej peng dhe kishte frikë për jetën e saj.

Ndërkohë Princesha Haya iku nga Dubai në 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar të dy pretendimet e grave.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e firmës me bazë në Izrael NSO Group.

Zbulimi i numrave të telefonit të princeshave në listë dhe i disa të njohurve  ka ngritur pikëpyetje nëse ata mund të kishin qenë shënjestra e mundshme e njërit prej anëtarëve të grupit.

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se gjetja implikon NSO Group “në katalogun e shkeljeve të të drejtave të njeriut” shkaktuar dy grave.

NSO ka mohuar çdo keqbërje duke thënë se programi është krijuar për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe është vënë në dispozicion vetëm për ushtrinë, zbatimin e ligjit dhe agjencitë e inteligjencës.

Raportet tregojnë se mijëra njerëz të shquar janë vënë në shënjestër.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të mërkurën se qeveria izraelite kishte ngritur një ekip për të shqyrtuar pretendimet në lidhje me programin Pegasus.

Princesha Latifa i tha BBC këtë vit se ajo ishte rrëmbyer dhe burgosur pasi u përpoq të shpëtonte nga Dubai.

Ajo tha se pasi u arratis nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe hipi në një varkë përtej Oqeanit Indian në 2018-ën, u kap nga një jaht dhe u kthye përsëri në Dubai, ku tha se ishte burgosur në një vilë.

Historia nxiti një protestë ndërkombëtare. Pasi KB kërkoi prova të jetës, familja mbretërore e Dubait tha se ajo ishte në shtëpi. Princesha Latifa nuk është parë apo dëgjuar për të prej muajsh.

Ndërkohë Princesha Haya ka akuzuar ish-burrin e saj për rrëmbim, torturë dhe kërcënim.

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi akuzat vitin e kaluar.

Sipas dokumenteve, martesa e saj dështori pasi ajo doli e dyshuar për atë që i ndodhi Princeshës Latifa, si dhe një tjetër prej fëmijëve të ish-burrit të saj, Sheikha Shamsa.

Ajo iku në Britani në prill 2019 me dy fëmijët e saj. Gjykata dëgjoi vitin e kaluar nga ajo se kërcënimet e mbuluara nga Sheik Mohammed e kishin lënë të tmerruar për sigurinë, si dhe kishte frikë se fëmijët e saj mund të rrëmbeheshin dhe të ktheheshin me forcë në Dubai./Përgatiti: Alesia Doçi