Aplikacion
Ajo ka shpërndarë një postim të Ilirjan Celibashit, i cili duke cituar raportin përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, kërkon që të garantohet siguria e të dhënave personale dhe të hetohen shkeljet që ndikojnë në besimin e publikut mbi zgjedhjet.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë“, shkruan Yuri Kim, e cila ka shperndare mesazhin e meposhtem te Ilirjan Celibashit.
Rikujtojmë se pak para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al publikoi një skandal të madh me të dhënat e 900 mijë shqiptarëve që ishin përdorur nga Partia Socialiste. Ky skandal shkaktoi shqetësim të madh për qytetarët, për të dilët ishte komunikuar në PS preferenca e tyre politike. Opozita e ka denoncuar vazhdimisht këtë shkelje të të drejtave të qytetarëve.
Databaza përmban 910,061 rreshta, ku në çdo rresht gjenden gjeneralitetet dhe të dhënat personale të një qytetari. Qytetari më i moshuar në databazë ka lindur në vitin 1922, ndërsa më i riu në 31 dhjetor 2002. Që të gjithë në databazë kanë të drejtë votimi dhe janë banorë të qarkut Tiranë. Rreth një në çdo pesë qytetarë në listë kanë të shënuar institucionin publik apo kompaninë private ku janë të punësuar, ndërsa për afro 70 mijë votues, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës