zoom

Slider

Skandali i basteve me lojtarët, Ancelotti: Mos e bëni pis futbolli italian, të rinj thyen rregullin

Prej ditësh në Itali, temë e vetme e diskutimit është përfshirja në bastet në platforma ilegale të disa lojtarëve që aktivizohen në Serie A.

Nicolo Fagioli, Sandro Tonali, Zalewski si dhe Zaniolo janë disa nga emrat që janë publikuar deri më tani ndërsa në vijim pritet të publikohen edhe të tjerë futbollistë.

Megjithatë, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti i pyetur mbi këtë temë sqaron se përgjegjësia duhet të jetë vetëm e lojtarëve dhe se nuk duhet hedhur baltë mbi futbollin italian.

“Mendoj se është një papërgjegjshmëri e këtyre të rinjve që janë bërë pjesë e futbollit italian, duhen trajtuar në formën e duhur. Bastet janë një sëmundje. Por, e theksoj se këtu bëhet fjalë për një përgjegjësi individuale dhe nuk duhet të prekim apo të hedhim baltë mbi futbollin italian. Drejtësia do të thotë fjalën e saj, këta të rinj kanë thyer një nga rregullat kryesorë të sportit, duke vendosur baste. Kjo është shumë e qartë për ata që e bëjnë këtë profesion”, tha Ancelotti. /zoom.al/