zoom

In Zoom

SKANDALI/ Edi Rama promovon lokalin e tij që shqetëson turistët në jug

Teksa qindra pushues vijojnë të ankohen për zhurmat që u shkakton klubi i natës “Moyo” në mes të plazhit të Drimadhes, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’u përgjigjet me arrogancë e karshillëk, në mënyrën më demonstrative të mundshme.

Në vend që të urdhërojë strukturat që t’ia mbyllin muzikën këtij lokali pas orës 00:00, ashtu siç thotë ligji që ka miratuar vetë, ai ka zgjedhur ta promovojë lokalin e zhurmshëm, duke u treguar të gjithëvve se aty do të bëhet një zhurmë edhe më e madhe sesa gjithë netët e tjera të marra së bashku.

Me anë të një postimi në Instagramin e tij kryeministri i vendit i ka ftuar ndjekësit që të shkojnë te “Moyo”, se aty do të ketë një festë të muzikës elektronike, nga ato që zhurmojnë me volumin në kupë të qiellit.

Nëse nuk e besoni, shihni videon e mëposhtme në llogarinë e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Zoom.al ka publikuar prej disa javësh shqetësimet e qytetarëve që klubi i natës “Moyo” i lë pa gjumë pasi bën muzikë me volum të lartë, në ambient të hapur, pas orës 00:00, në kundështim me ligjin dhe me policinë që nuk guxon as të afrohet aty.

Në mesin e turistëve vendas e të huaj dhe bizneseve pranë, pati shumë prej tyre raportuan se pronarët e “Moyo” janë miqtë e Edi Ramës. Dikush, si me ironi, tha se “Rama është vetë pronari”.

Me promovimin që po i bën, dyshimet që “Moyo” të jetë me të vërtetë lokali i tij shtohen, edhe pse në letra pronarët janë të tjerë. A nuk ishin kështu edhe drejtorët e bashkisë së Erion Veliajt që kishin krijuar kompaninë “5D” apo drejtori i ARRSH-së së Belinda Ballukut? Modeli kur bizneset vihen në emra miqsh e të besuarish është i njohur.

Teksa hijet e dyshimit rriten, është e kuptueshm që me promovimin që i bën “Moyo-s” kryeministri po kërkon t’u mbyllë gojën të gjithë pushuesve që “Moyo” lë çdo natë pa gjumë dhe pronarëve të të gjithë “beach bar-eve” të tjerë që u duhet ta fikin muzikën pa shkuar ora 23:00 dhe u duhet të shohin se si “Moyo” punon e pronarët e tij pasurohen, në një konkurrencë hapur të pandershme.

Këta pronarë lokash dhe ata qindra të punësuar që kanë, do të duhet të mos e harrojnë këtë kur të votojnë në zgjedhjet e afërme. Vetëm në këtë mënyrë ata mund ta ndalojnë një kryeministër të tillë që u shpërfill shqetësimet dhe u kundërvihet në mënyrë të hapur me arrogancën e të gjithëpushetshmit.

Sa për ta kuptuar më qartë atë që po bën Rama në këtë rast, imagjinoni për një moment kancelarin gjerman Scholtz apo presidentin francez Macron që të promovojnë lokale që dyshohet se i kanë në pronësi vetë apo miqtë e tyre, e ndaj të cilëve ka ankesa për shkelje të ligjit në mënyrë të hapur dhe që favorizohen nga vetë ata apo strukturat qeveritare që drejtojnë për të përfituar pandershmërisht. /Zoom.al