zoom

Aktualitet

Skandal tek Magjistratura/ Pas provimit, listës së fituesve i shtohen 49 vetë

Një skandal ka ndodhur me provimin e shkollës së Magjistraturës në vend.

Sipas raportimit, një ditë më parë ishte shpallur lista e fituesve, 79 vetë. Por me një urdhër të çuditshëm, me pretendimin se do të ketë një ri-korigjim, lista është manipuluar , duke shtuar emra të tjerë duke e çuar në 121 fitues.

Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkuruar, të cilët përmes një peticioni ngrenë shqetësimin për atë që po ndodh në shkollën që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Lidhur me kërkesën e kandidatëve ka reaguar edhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i cili thotë se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi.