Aplikacion
Siç raporton “New York Times”, dokumenti lidhet me një hetim tre-vjeçar për trafik seksual, në të cilin ishte përfshirë kongresmeni i atëhershëm nga Florida, i emëruar tani nga Donald Trump në krye të departamentit të Drejtësisë amerikane.
Megjithatë, vëren gazeta amerikane, ai nuk u padit më pas. FBI gjeti konfirmimin e pagesës së mijëra dollarëve nga Gaetz për një grup miqsh, duke përfshirë gra që kishin organizuar një seri orgjish midis 2017 dhe 2020 dhe ishin angazhuar në seks me pagesë.
Zbulimi vjen pak orë pas vendimit të republikanëve në Komitetin e Etikës të Dhomës për të mos zbuluar përmbajtjen e hetimit ndaj Gaetz.
Dhe në të njëjtën ditë, të mërkurën 20 nëntor, Gaetz u shoqërua në Kapitol nga zëvendës-presidenti i sapozgjedhur amerikan, JD Vance për të takuar senatorët dhe për të fituar besimin e tyre si ministër.
“Kjo rrjedhje e qëllimshme e informacionit të klasifikuar është manipulim i një departamenti të politizuar që Gaetz dëshiron t’i japë fund”.
Kështu tha drejtori i komunikimit të Donald Trump, Steven Cheung, duke komentuar zbulimet e reja për Matt Gaetz të bëra nga “New York Times”.
Agjencia federale e hetimit, gjurmoi të gjitha pagesat e bëra nga përfaqësuesi republikan për një sërë femrash, të cilat merrnin pjesë në orgji.
“Departamenti, – shtoi Cheung, – ka hetuar Gaetz për vite dhe nuk ka arritur të gjejë krime dhe tani po lejon që materialet me informacion të rreme të filtrohen për të njollosur prokurorin e përgjithshëm të ardhshëm”.
Në vitin 2020, Gaetz u akuzua për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Departamenti i Drejtësisë më pas i hoqi akuzat, por dokumentet në lidhje me të kishin mbetur sekret vitet e fundit.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike