Aplikacion
Edhe pse supozohet të jenë të izoluar dhe të mos kenë kontakt me çfarë ndodh jashtë shtëpisë, me sa duket banorët VIP të Big Brother u është dhënë privilegji për të mbajtur celularë. Në rrjet po qarkullon një foto ku duket se Fifi është duke përdorur celularin e po ashtu po qarkullon edhe një video ku dëgjohet Donaldi t’u thotë banorëve t’i mbajnë telefonat “silent”, pasi ashtu i kanë thënë në dhomën e rrëfimit.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e Donaldit, por nga fotoja që është publikuar së fundi, duket sikur mund të jetë e vërtetë.
Pak ditë më parë ishin sërish shikuesit ata që zbuluan një tjetër skandal. Ata kuptuan se banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush. Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpërisin ose flasin me kode.