zoom

Aktualitet

Situatë e rëndë nga moti i keq/ Zhduket një grua në Devoll (EMRI)

Situatë e rëndë nga moti i keq/ Zhduket një grua në Devoll (EMRI)

Reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë Devollin kanë sjellë në fshatin Progër, ku një grua 76-vjeçare ka humbur kontaktet me të afërmit.

Bëhet fjalë për shtetasen Flora Hoxha, e cila raportohet se ka dalë nga banesa dhe nuk është rikthyer, ndërsa familjarët nuk kanë mundur ta gjejnë.

Të afërmit dhe autoritetet kanë ngritur alarmin menjëherë, pasi dyshohet se e moshuara ka probleme të shëndetit mendor, çka shton rrezikun për gjendjen e saj në kushtet e motit ekstrem.

Forcat e policisë dhe të ushtrisë po kryejnë kërkime intensive në zonë dhe në fshatrat përreth, ndërsa po mblidhen informacione nga banorët lokalë për të ndihmuar grupet në terren./ Zoom.al

Postime të lidhura