zoom

Aktualitet

Shtrëngata shiu dhe reshje bore, çfarë kanë parashikuar meteorologët

Shtrëngata shiu dhe reshje bore, çfarë kanë parashikuar meteorologët

Vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me vranësira të shumta, nga mesatare deri në të dendura.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të vijojnë deri në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar. Në jug priten reshje më të forta, deri në intensitet të lartë, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë në mënyrë të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët ose mesatar. Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe në Alpe, reshjet do të shndërrohen në borë, me intensitet nga i ulët deri lokalisht mesatar.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të arrijë deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi në Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 4–5 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura