zoom

Slider

Silvinjos i mbaron kontrata në qershor, a do e shpërblejë FSHF me rinovim sipas kushteve?

Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo, do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit. Por pyetja është nëse FSHF do ia rinovojë kontratën me kushtet shpërblyese që mund të kërkojë tekniku dhe stafi i tij? /ZOOM.AL/