zoom

Bota

“Siguroni strehim!”, Ukraina thirrje qytetarëve: Pasdite Rusia do nisë një sulm masiv raketor

Guvernatori i rajonit qendror Cherkasy ka paralajmëruar se Moska mund të nisë një sulm masiv raketor gjatë pasdites të së shtunës, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të gjejnë strehim në mbrojtje të jetës së tyre.

Në të njëjtën linjë është edhe paralajmërimi i ardhur nga guvernatori rajonal i rajonit jugor të Mykolaiv, Vitaly Kim, i cili tha se 17 bombardues rusë Tupolev ishin ngritur nga bazat e tyre ajrore.

Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi sulmet ajrore në Kiev dhe Kharkiv goditën infrastrukturën kritike.

Ky lajm vjen pasi kreu i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se 18 shtëpi u dëmtuan dhe një zjarr u kontrollua në një objekt të infrastrukturës kritike.