zoom

Aktualitet

Si u implikua këngëtarja Elvana Gjata në përgjimet e SKY ECC, çfarë thoshte Erzen Breçani

Zbardhen detaje të tjera të përgjimeve të dosjes së grupit kriminal të narkotrafikut, ku janë të përfshirë disa zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, mes të cilëve edhe Erzen Breçani i cili ra në prangat e policisë. Ndërsa i biri dhe Ervin Mata janë shpallur në kërkim.

Por nga përgjimet del në sekenë edhe emri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata, e cila mesa duket ka vënë në dispozicion të Ervin Matës edhe llogarinë bankare.

Pjesë nga dosja:

“Më datë 18.08.2020 Erzeni pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC, i dërgon mesazh zanor. Komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani dhe i tregon që aparatin telefonik ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzeni i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet:

‘Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush… Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…

Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj smundje se fola me bardhin e cka ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese ramizit e nuk kem psque as puntoret gati nje muej jau kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shok me u marr noj gja qe mos te rrim ne mshir te fatit…..I thash ramizit sot nuk kam lek me te dhan vetem me ben qet dig e ater lene punen e me tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof…Ai i nguli shtyplat derine tre copa i mbaroj sot nejta me te tan diten e u kputem e ke vap…Tash betem me i gjet nja 13 shtylla me jau nue dove mbeshtetese e ater me lidh telat e kabullat e tek nenstacioni me ba hyrjen dhe e oerfundojm…Ruje veten ti e me kan dhnosh per veti e lej punt ge rrezikojn se a po e shef si mu kan vu mue e bujarit tan shteti ne shpin…E kan fut nr tem e te dy tierve prap npergjim me than kta te policise… Kurse ervinit i kan than kta te dhikut…Shikut…

****

Nga biseda e zhvilluar krijohen dyshime se shtetasi Eralbi Breçani ka dërguar një shumë prej 350 mijë euro tek Erzen Breçani para zhvillimit të kësaj bisede. Po në vazhdim të komunikimit, Erzen Breçani duke i shpjeguar të birit situatën dhe shpjegon se Ervin Matës nuk i kërkon para, por nëse do kishte nevojë për para do ja kërkonte babait të Ervin Matës, Luanit, të cilit i referohet në bisedë me “Luan”.

Kështu, Erzen Breçani dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…Nuk kam nevoj per asken mi tok…Mi kan borxh nuk kam nevoj per kredi as per ti lyp kuj lek pse i lypi lekt e mija te gjitheve ëe mkan borxh nuk e di qe po baj keq…Ai i permend ne interes te tij qe te kujtojn njerzit qe punojm me lekt e tij por po ban i gabim shum te madh ta dish ti dhe ai…Nuk i kam lyp kurr vet me thot si ateher edhe tash por nuk i kam than kurr me jep lek se me lyp i lypi luanit…Por nuk ketkoj kurrrrrr…Jam shum mir me ta jan njerrz te mire mka rrespektu me shum forma ma mor se me mpa dhan lek…O nuk i kam lyp jo as nuk i lypi… Pse ai thot vet e mendon vet nuk asht problemi jem…I due si miq se ste minut qe te punosh me lek me te je i ndam me nusen tane e me ata miq… “.

Ai në vazhdim i tregon edhe si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet “….Nuk merrem thuej me asgja baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro per pes vjet e na kan majt me lek me shpia me oun te paster dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me moxhen tem pa drog pa pun te pista kaq asht e vertet dhe thuja ne mes tanve… Thuja more thuja me letra te deklarume i ka ba baba jem me vllazen e nipa tuj punue me tan qe jem nje ushtri e i ka ba per pes gjasht vjet tre miljon euro…Une cka kam fitue i kam prish per qef thuju…

Mos fol gja ne sy te tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policise ne grupet kriminale se kam pyet qysh heren e pare…”. Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijnei të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dërgon tekstin “mos fol gja në sy të tij për pune droge…”. Po në vazhdim të bisedës së kësaj date, Erzen Breçani më tej shpjegon edhe marrëdhënien me Luan Matën si dhe situatat e tij familjare”. /ZOOM.AL/