zoom

Lajme

Si t’i bllokoni numrat e panjohur në WhatsApp vetëm me 4 klikime. Risia më e fundit e aplikacionit

WhatsApp ka shtuar një veçori të fundit, shumë më të rëndësishme për sigurinë e përdoruesve.

Nëse deri më tani ju kanë shqetësuar thirrjet e panjohura në WhatsApp, tanimë nuk do të jenë një problem.

Sipas një përditësimi të fundit, përdoruesit e WhatsApp tani kanë mundësinë të vendosin në heshtje (silent) telefonuesit e panjohur.

Llogaria zyrtare e WhatsApp në X, në një postim të fundit në faqen zyrtare, ka zbuluar këtë opsion për përdoruesit e aplikacionit.

Hapat që duhet të ndiqni janë të thjeshtë:

Settings > Privacy > Calls > Silence unknown callers

Në fillim shkoni tek opsioni-dritarja Settings dhe aty zgjidhni në tabelën që del Privacy. Më tej shfaqet Calls dhe pasi klikoni atë kaloni tek Silence unknown callers. Me klikun e fundit ju heshtni të gjithë numrat e panjohur.