zoom

Bota

Si sot, 2 vjet nga nisja e luftës në Ukrainë, mesazhi i Von der Leyen: Rezistencë e jashtëzakonshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të Ukrainës ndërsa mbërriti në Kiev sot në përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit rus.

“Në Kiev për përvjetorin e vitit të dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas,” -tha von der Leyen në mediat sociale.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë të vendosur me Ukrainën. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të jetë më në fund i lirë.”, tha ajo.

Teksa e gjithë bota ka dhënë mesazhe për ndaljen e luftës, presidentja e KE-së, Von der Leyen do të jetë në Kiev. Ndërkohë, SHBA-të kanë vendosur 550 sanksione ndaj Rusisë, që kjo e fundit të ndalë agresionin e saj në Ukrainë.

Nga ana tjetër Biden ka paralajmëruar Putinin, se duhet të paguaj për atë se çka ka bërë. “Putini duhet të paguajë ose do të ecë përpara.”, tha Biden. Sakaq, Zelensky ka paralajmëruar një kundërofensivë të rej ndaj Rusisë.

Mes luftës që vazhdon, BE ka nisur zyrtarisht paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa synon të kufizojë më tej aksesin e Rusisë në teknologjitë ushtarake dhe të përfshijë në listë kompani dhe njerëz të tjerë të përfshirë në përpjekjet e luftës ruse. /ZOOM.AL/