zoom

Aktualitet

Si parashikohet moti këto 24 orë

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, i cili do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, në zonat malore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.