zoom

Aktualitet

Si mashtron Erion Veliaj me çmimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar?

Fiks dy vite më parë, Bashkia e Tiranës e mbështetur nga qindra forca policie shembi godinën e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se atë kishin disa vite që e mbronin aktorët dhe qytetarët.

Bashkia në atë kohë e justifikoi ndërhyrjen në orët e para të mëngjesit me nxitimin për të liruar truallin dhe për të nisur rindërtimin e godinës së re të teatrit.

Por që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe trualli I ish-Teatrit Kombëtar vijon të mbetet i rrethuar me disa llamarina, ndërsa nuk është ndërmarrë asnjë hap për nisjen e punimeve.

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në studion e Report të TV, ku ndër të tjera foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai u justifikua me vonesën për ndërtimin e godinës së teatrit me rritjen e çmimeve të lëndës së parë.

“Kemi pasur një azhornim të çmimeve, sidomos të hekurit dhe betonit, për punë ditësh nxjerr një akt normativ që bën indeksim të këtyre cimeve që të hapim garën”, tha Veliaj.

Në fakt kryebashkiaku duket se ka gjetur një justifikim që nuk shkon në këtë rast. Kjo pasi Teatri i vjetër Kombëtar ka dy vjet që është prishur dhe trualli për ndërtimin e godinës së re ka qenë e lirë.

Ndërsa çmimet nisën të rriteshin në fund të këtij shkurti, pasi nisi lufta në Ukrainë.
Pra në këtë rast arsyet me dhëna prej tij nuk qendrojnë.

Ndaj kryebashkiaku duhet të gjejë ndonjë justifikim tjetër më të besueshëm kur merr përsipër të japë përgjigje për çështje të tilla.