zoom

Politikë

Si janë marrëdhëniet me ambasadoren Yuri Kim?! Përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i drejtohen qendrave të votimit, ku të shprehin vullnetin e tyre të lirë, për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Teksa është pyetur nga gazetarët për faktin se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, Meta tha:

“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë dhe janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. SHBA janë me popullin e Shqipërisë dhe beson te demokracia. Edhe ata do të jenë të kënaqur me çeljen e BE. I ftoj qytetarët që të votojnë për alternativën që kanë dëshirë. Do i ftoja që brenda kësaj alternative, të zgjedhin kandidatin apo kandidaten që kanë më shumë besim që do të mbrojë interesin e tyre”.

Mes të tjerash ai u shpreh optimist për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

“Jam optimist që kjo është koha kur njerëzit kthehen para kutive të votimit. Është orari i tillë. Kam takuar qytetarë të ndryshëm që kishin e bënë paradite dhe për shkak të radhëve, do rikthehen tani. Çdo shqiptar e kupton përgjegjësinë e që ka për vendin. Nuk do mungojë në qendrat e votimit për të dhënë fjalën e tij për të ardhmen e vendit tonë në BE. Të kërkojë llogari ndaj kuvendit të ri, opozitës së re, presidentit të ri, që do të zgjidhet nga parlamenti i ri që do të vendoset sot. Është momenti për të vendosur llogaridhënien që do të vendoset përmes votës. Hetimi i krimeve zgjedhore q ka ndodhur, shpresoj mos të ndodhin. do të bëhet me transparencë të madhe”, theksoi Meta.

Po ashtu kreu i shtetit shtoi se partitë duhet t’i përgjigjen vendimit të sovranit për rezultatin.

“E rëndësishme është që i gjithë populli i Shqipërisë, të shkojë drejt qendrave të votimit. Së dyti, të gjithë duhet t’i përgjigjen sovranit. S’ka arsye tjetër. I ftoj të gjithë që ta presin me qetësi rezultatin”, tha ai.