Aplikacion
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 51-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga Policia.
Shqiptari akuzohet se të dielën pas mesnate ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Zakynthos. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes çiftit.
Shqiptari ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur me thikë në gjoks dhe në qafë.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.
Gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është ende në arrati./ Zoom.al
“Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe”/ Jul Deda kritikon kolegun e tij: Duhet etika