zoom

Aktualitet

Shqipërisë po i ikën truri, arrin ritmin më të lartë të shpërngulies së të arsimuarve në Evropë

“Shpërngulja e trurit” nga Shqipëria bëhet më e larta në Evropë dhe kalon vendet me konflikte luftash.

Shqipëria ka arritur ritmin më të lartë të largimit të trurit, duke kaluar edhe vende në konflikt si Siria dhe Afganistani, sipas ‘Indeksit të Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit’. Indeksi mat numrin e individeve të arsimuar që largohen nga një vend krahasuar me ata që vijnë, duke zbuluar sfidat që vendet përballen në ruajtjen e pasurisë së tyre më të vlefshme – kapitalit të tyre njerëzor.

Në vitin 2022, mesatarja e indeksit për 41 vende europiane ishte 3.66 pikë, ndërsa Shqipëria kishte 8.3, më e larta në kontinentin Evropian. Globalisht, Shqipëria tani renditet e 8-a, ne renditjen me te ulet ndonjehere mes 177 vendeve. Rezultatet konfirmojnë shqetësimin kryesor të ngritur nga AmCham – pamundësia e bizneseve për të gjetur punëtorë të kualifikuar. Kjo situatë prek zhvillimin ekonomik, duke ulur aftësinë e vendit për të inovuar, krijuar vende të reja të punës, dhe penguar rritjen ekonomike.

Në dy vitet e fundit, AmCham ka propozuar reforma të rëndësishme për të adresuar këtë çështje, por ende nuk është ndërmarë asnjë veprim. Pa këto masa, problemi i shpërnguljes së trurit në Shqipëri mund të përkeqësohet, duke veshtiresuar pozicionin e saj për të hyrë në BE.

•Marrë nga Facebook-u personal i Enio Jaços, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë.