zoom

Slider

Shqipëria theu embargon ndaj Rusisë me anijet me naftë

Në një seancë të dytë që mbahet sot në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Apelit Tiranë që insiston kthimin në burg të Aleksey Smaznov. Rusi ndërkohë ka detyrimin për t’u paraqitur njëherë në dy muaj, sipas një vendimi të gjyqësorit, i cili shfuqizoi masën e arrestit me burg ndaj tij dhe vendosi masën lehtësuese përkarshi garancisë pasurore. Si kapiten i anijes Grace Felix, që u konstatua në portin e Durrësit me përmbi 22 mijë tonë naftë ai fillimisht u dyshua për “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabande”.Nga shkurti 2023 e deri në dhjetor 2024 ndodhi ping -pongu ligjor në fushën e gjykatave. Por dy janë momentet më të rëndësishme

E para në dhjetor 2023, Gjykata e Durrësit e hoqi sekuestron ndaj anijes duke i siguruar një ‘pasaportë” lundrimi dhe largimi nga ujërat shqiptare.

E dyta akoma më e rëndësishme, Prokuroria e Durrësit në pritje të zbardhjes së këtij vendimi , ka patur mundësinë të kundërshtojë në seancë verbalisht e ndërkohë ka dorëzuar dosjen për gjykim duke ndryshuar veprën e duke e rënduar atë. Prokuroria sakaq ngriti një akuzë më të rëndë, atë të kontrabandës me mallrat e ndaluar. Thënë shqip shprehet grupi i hetimit është shkelur embargo me Rusinë, e vendosur nga qeveria si një kundërpërgjigjje ndaj Moskës zyrtare për sulmin ndaj Ukrainës. Prokuroria përmend në kërkesën për gjykim se shkresat e ngrenë këtë dyshim, dhe kjo do ti nënshtrohet gjykimit në themel. Por kjo duket se do të jetë një gjykim në mungesë që sidoqoftë do marrë përgjigjje në Gjykatën e Lartë. Lufta mes akuzës dhe gjykatave merr fund në Gjykatën e Lartë pikërisht jo shumë kohë kur anija është zhbllokuar edhe Prokuroria ishte kundër.

Kjo vlen vetëm në letra.

Me një kërkesë të shqyrtuar në apel, Prokuroria këmbënguli arrestin me burg për Aleksein, kapitetin që qëndroi për muaj të tërë në anijen e naftës!

Por çfarë thonë faktet në dosje?

Në fashikull thuhet:

1- Rezulton se nga institucionet ligjzbatuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vënë në dijeni për mbërritjen në territorin shqiptar të anijes “Grace Felix”, anije e cila, nuk ka ankoruar por ka qëndruar në Radën e Portit të Porto Romanos.

2- Sipas informacioneve anija “FIDAN” (anija mëmë e anijes Grace Felix) është furnizuar në Portin Novorossiysk RU, në Detin e Zi dhe kjo anije më pas në detin e lirë “Kalainata” Greqi ka furnizuar me naftë anijen “Grade Felix”.

3- Me datë 19.02.2023 është ngritur një grup pune me specialistë të Hetimit të Krimeve Ekonomike Financiare doganier të kontrollit fizik, punonjës të antikontrabandës detare, agjentë detarë, punonjës të Policisë Kufitare të cilët kanë shkuar në këtë anije për të kryer verifikimet e nevojshme.

4- Kapiteni i parë i anijes fillimisht ka refuzuar komunikimin me punonjësit e institucioneve të sipërcituara e më pas ka paraqitur dokumentacionin shoqërues të anijes konkretisht: dokumentin e 10 porteve të fundit të ankorimit të anijes, procesverbalin e të dhënave të anijes, planin e depozitimit, manifestin e ngarkesës. çertifikaten e origjinës, faturën e ngarkimit të cisternës, listën e ekuipazhit, deklaratën e fakteve, fletën kohore të deklaratës së fakteve, raportin e “depozitës” pas ngarkimit, faktori i përvojes së anijes, raportin O.B.Q, raportin e ndalesave dhe raport “depozite”.

5- Kapiteni i anijes ka refuzuar të firmosë dokumentat në gjuhën angleze

6- Shoqëria AV INTERNATIONAL GROUP, me seli Porto Ramano, zonë e lirë doganore, ku merret me këtë aktivitet që nga viti 2009, ka qenë në negociata me kompaninë SEX DMCC, në Dubai, kompani e cila merret me tregtinë e karburanteve dhe selinë e ka ne Dubai. Këto negociata janë bërë në fund të muajit Janar, me një përfaqesues të kompanisë me emrin Artiom nga Dubai, ku komunikimi ka qenë në gjuhën angleze, dhe pas bisedës telefonike i ka ofruar P.B një sasi fillimisht prej 10 mijë tonë naftë ku në vazhdim të negociatave ranë dakord për rreth 22 mijë tonë, me çmim në varësi të bursës ndërkombëtare që varionte nga 80-100 lekë për litër.

7- Në parim pasi ranë dakord, anija është nisur me datë 12 ose 13 Shkurt, me destinacioti Durrës dhe P.B ka kërkuar nëpërmjet stafit të tij juristit dhe agjencia doganore të kompanisë, të kërkojë dokumentacionin shoqërues nëpërmjet e-mail it si dhe të bëjë njoftimin në kapiteneri duke përllogarilur 72 orë para mbërritjes së anijes në Durrës. Gjatë kësaj periudhe është vënë në dijeni nga stafi i kompanisë se dokumentacioni nuk ka ardhur i plotë, si dhe ka ardhur në kolie të ndryshme. Anija ndërkohë ishte nisur, në vijim Piro është vënë në dijeni nëpërmjet juristit, që gjatë shkëmbimeve të e-maileve lidhur me procedural e ngarkesës kishte problem dhe për këtë fakt është vënë në dijeni edhe Dogana, e cila përfundimisht nuk pranoi futjen në sistem për të hyrë në Port dhe për këtë arsye anija ka pritur disa ditë në radi. Piro gjithashtu është shprehur se ku njoftuar për refuzimin e anijes në organet kompetente.

8- Është marrë deklarimi i juristit të shoqërisë Av International Group, shtetasit Ralf Spiro, i cili ka konfirmuar komunikimet me kompaninë SES DMCC, dhe ka vënë në dispozicion komunikimet nëpërmjet e-mailit për të faktuar këtë veprim. Në deklarimin e shtetasit Elvi Hysen Burimi, me detyrë doganier fizik, prezent në kontrollin ‘e datës 19.02.2023 në anijen “Grace. Felix” ka shpjeguar procedurën standarte të konstatimin e procedimit të anijeve me ngarkesë nafte si dhe është shprehur se: Dokumentat e origjinës së naftës të dorezuara nga kapiteni i anijes “Grace Felix” konkretisht (certifikata e origjinës së mallit) nuk ishte bindës dhe kapiteni u shpreh se nuk dispononte dokument tjetër origjine.

9- Është marrë deklarimi i shtetasit Fatmir Muharrem Hoxha, doganier fizik prezent në kontrollin e datës 19.02.2023 në anijen “Grace Felix”, i cili është shprehur se: Nuk kanë marrë asnjë urdher pune për marrje praktike në Rade, të anijes “Grace Felix” pasi anija nuk është ankoruar në Porto Romano. Kur është pyetur për dokumcntacionin e anijes “Grace Felix” eshte shprehur se: Në dijenine e tij dokumentat që vërtetojnë origjinën e mallit janë në tre forma: të lëshuara nga dogana e shtetit ku kanë ngarkuar, nga Dhoma e Tregtisë dhe nga Rafineria e Portit. Në rastin konkret (anija “Grace Felix.”) dhe kapiteni i anijes ka paraqitur një çertifikatë origjine të firmosur vetëm nga agjenti doganor në Greqi ku anija ka bërë operacionin “ship to ship”.

10- Faqja 2 nga 4 Kjo deklaratë e lëshuar nga agjenti nuk është e mjaftueshme për të vërtetuar origjinën e mallit. Në rastin konkret kapitenit të anijes iu kërkua me insistim një dokument tjetër për vërtetimin e origjinës pasi ky dokument nuk ishte i mjaftueshëm dhe nuk ofroi asnjë dokument tjetër. Është marrë deklarimi i shtetasit Altin Jace, me detyrë inspektor i Antikontrabandës Detare prezent në kontrollin e datës 19.02.2023 në anijen “Grace Felix”, i cili ndër të tjera është shprehur se: Certifikata e origjinës dorëzuar nga Kapiteni i anijes “Grace Felix” ishte e firmosur nga agjensia greke, e cila ka plotesuar dokumentacionin e ngarkesës në Portin ku është bërë ngarkimi.

11- Në këtë rast marrja e ngarkesës është bërë në det të hapur, në gjirin e Kalamatës, e cila është një zonë që lejon transbordimin e ngarkesës nga një anije në një anije tjetër. I vetmi person që hipen në anije pasi bëhet transbordimi është agjenti, i cili plotëson dokumentacionin e ngarkesës pasi bëhet matjet nga survejori, i cili bën matjet e sasisë së ngarkesës. Lidhur me këtë rast nuk mund të përcaktohet, sipas tij, origjina e ngarkesës.

12- Në deklarimet e shtetasit Astrit Kurti, me detyrë inspektor i Antikontrabandës Detare, prezent në kontrollin e datës 19.02.2023 në anijen “Grace Felix”, i cili ndër të tjera ka deklaruar se në anijen “Grace Felix” nuk kanë bërë asnjë matje pasi nuk janë bërë deklarimet në doganë dhe nuk është marrë survejor për të bërë matjet, pasi anija ishte për t’u larguar nga Rada. Është marrë gjithashtu deklarimi i agjentit detar Emilian Gjepali i cili në deklarimin e tij ka sqaruar porosinë e AV International Group, shqyrtimin e dokumentave të dhënë nga anija “Grace Felix” para mbërritjes dhe kërkimin për largimin e anijes.

Si përfundim prokuroria që ka dorëzuar dosjen në gjykatë thotë se produkti gazoil përfshihet në kuadër të objektit të kësaj vepre penale “si mall i ndaluar”. Kjo pasi Republika e Shqipërisë me VKM nr.718, date 11.11.2022, ka miratuar zbatimin e rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian 2022/879, datë tre qershor 2022, që ndryshon rregulloren nr. 833/2014 “Në lidhje me masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizon situatën në Ukrainë”.

Konkretisht aty thuhet se: “Ndalohet blerja, importimi ose transferimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i naftës së papërpunuar ose i produkteve të naftës nëse ato janë me origjinë nga Rusia ose eksportohen nga Rusia”. Prokuroria i thotë gjykatës në dosje se ka dyshime se lënda u mor nga anija Fidan në një port në Rusi!