zoom

Ekonomi

Shqipëria, mes 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria është midis 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë. Sipas indeksit global të çmimeve të naftës, vendi ynë lë pas jo vetëm vendet e rajonit, por edhe shumë nga vendet më të zhvilluara.

 

 

 

 

 

Shqipëria lë pas Spanjën, Greqinë, Serbinë, Luksemburgun, Sllovakinë e shumë vende të tjera dhe e tregton naftën me çmime si të Gjermanisë, Italisë, Danimarkës, Anglisë e vendeve të tjera ku standardi i jetesës është shumë herë më i lartë dhe pagat mesatare disa herë më të larta se në vendin tonë.

Çmimi i naftës për Shqipërinë është 1.73 dollarë për litër ose 192 Lekë,  më shumë se sa në Greqi, Spanjë e Luksemburg.

Por ditët e fundit, shumë pika tregtimi të naftës në vend e kanë kaluar dhe këtë nivel duke arritur deri në 198 lekë për litër.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave rritja e menjëherëshme nuk është për t’u shqetësuar.

Por sipas ekspertëve, çmimi i naftës është ndër shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore e mallrave të tjera.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se shtrenjtimi i karburanteve është pasojë e rritjes së arit të zi në bursa. Por sipas indeksit global, kjo rritje nuk është reflektuar në vendet e tjera.

Në indeks rezulton se mestarja e çmimit të naftës në në botë është 1.14 dollarë për litër (123 lekë), por vërehet diferencë e madhe mes vendeve të varfra dhe të pasura.

“Si një rregull i përgjithshëm, vendet e pasura kanë çmime më të larta të naftës, ndërkohë që vendet e varfra dhe prodhuesit kanë cmime më të ulta”, thuhet në raportimin e ideksit global.

Por ky rregull nuk vlen për Shqipërinë. Çmimi i naftës, sipas ekspertëve, në Shqipëri çmimi rëndohet jo vetëm nga taksat që qeveria mbledh përmes tij, por edhe nga abuzimet nga grosistët, të cilët kanë pozita dominuese në treg. /Zoom.al

Postime të lidhura