zoom

Ekonomi

Shqipëria ka plotësuar vetëm 7 kërkesa nga 40 që ka dhënë BE për parandalimin e pastrimit të parave

Shqipëria ka përmirësuar masat e parandalimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terroristëve, duke treguar progres sipas Moneyval, nga Këshilli i Europës.

Raporti tregon se hapat pozitivë janë bërë në dy drejtime duke rritur përputhshmërinë me direktivat europiane në “shumë e përputhshme” nga “pjesërisht e përputhshme”, lidhur me transparencën, pronarët përfitues dhe mbikëqyrja e institucioneve financiare.

Përmirësim është bërë edhe në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike (MLA) në lidhje me ngrirjen e aseteve dhe konfiskimin, nga “pjesërisht e përputhshme” në “e përputhshme”. Por KE nuk përcakton dot masat specifike që janë implementuar.

Zhvillime të mëtejshme pozitive të vërejtura nga Moneyval përfshijnë miratimin e Ligjit “Për regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i cili merr dhe mban informacionet e nevojshme të PP-ve.

Një tjetër hap pozitiv për Shqipërisë, sipas Moneyval, është edhe masat për licencim të institucioneve financiare jo-banka.

Në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike, Shqipëria ka krijuar mekanizmat e nevojshëm për ekzekutimin e urdhrave të konfiskimit nga të huajt, ndarjen e aseteve të konfiskuara me shtetet e huaja dhe ofrimin e ndihmës për konfiskimet pa dënim.

Në konkluzion, Moneyval vlerëson se Shqipëria ka përmbushur disa nga kërkesat teknike që i janë kërkuar, në tre vite.

Janë arritur 7 nga 40 rekomandime dhe ka akoma pak përmirësim në 29 rekomandime.

Pikat më problematike sipas KE-së, ku vendi jonë nuk ka bërë progres lidhen me pikën 25, ku ishte kërkuar pavarësi e biznesit nga administratorët. Ishte kërkuar të kërkohej llogari për statuset dhe transaksionet e një administratori kur hyn në marrëdhënie biznesi. Marrja  e informacionit nga autoritetet mbi administratorët dhe të dhënat që ata posedojnë.

As pika 26 nuk ka përmirësim ku bëhet fjalë për rregullimin e marrëdhënies së biznesit me aksionerët dhe administratorët. Përmendet dhe mungesa e vlerësimit nga Banka e Shqipërisë mbi paratë  e pista dhe luftës kundër terrorizmit.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se një pjesë e kërkesave që ishin parashikuar edhe për vlerësime nëpër subjekte nuk kanë realizuar për shkak të situatës së COVID-19.

Pika 28 është gjithashtu e paplotësuar ku bëhet fjalë për lidhjen kriminale dhe kazinotë. Nuk ka ndryshime për licencimin e kumarit online.

Pika 15, mbi mallrat digjitalë. Shqipërisë i mungojnë të dhënat për mallrat digjital dhe rrezikun e tyre, ndonëse nuk ka asnjë të licencuar.

Në tërësi, Shqipëria nuk ka vlerësime “të papajtueshme”.

Moneyval thekson se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet në monitorim dhe të vëzhgohet.