zoom

Slider

Shqipëria e Kosova ngjiten në renditjen e FIFA

FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ekipet kombëtare. Shqipëria e Kosova kanë rritje që nga lista e fundit. Kosova ka arritur edhe rekordin e saj që pas antarësimit në FIFA.

10 vendet e para nuk kanë pësuar ndryshim. Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.

 

Renditja e Shqipërisë

Shqipëria ka fituar 3 pozicione në këtë renditje. Kombëtarja kuqezi renditej e 69-ta me 1360 pikë, ndërsa tani zë vendin e 66-të me 1368 pikë.

Renditja e Kosovës

Dardanët kanë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s. Ky sukses i Kosovës vjen pas rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e fituar 1-0 dhe barazimit 1-1 me Greqinë. Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në vendin e 109.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.

Renditja Botërore e FIFA-s e ardhshme do të publikohet më 21 tetor 2021. /Zoom.al