Aplikacion
“I bën thirrje SPAK që të hetojë Metën, pa asnjë diskutim, shumë mirë bën që e bën këtë gjë, madje t’i çojë dhe pyetjet dhe çështjen. Ilir Meta ka armët më të forta: e vërteta dhe transparenca. E keni parë ndonjëherë ju Ilir Metën t’i shmanget drejtësisë? Kurrë! Për një gjë dua ta siguroj: Pas 24 Korrikut është e sigurt që Ilir Meta, dhe jo vetëm, me qindra mijëra shqiptarë do shkojnë tek SPAK para gjykatësve me fakte dhe prova, jo deklarata politike, për gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë”, u shpreh kreu i shtetit.
Meta u pyet po ashtu se çfarë do të bëjë pas përfundimit të mandatit të Presidentit.
“Së pari pas 24 Korrikut, sigurisht që ka qëlluar ditë e hënë data 25, është ditë pune kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Ajo që mund t’ju them sot është kjo që më 25 Korrik e tutje pesimizmi është kohë e humbur për çdo shqiptar. Ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje se përse ka frikë një kryeministër nga drejtësia vetë të cilën e ka kapur nga fyti”, u shpreh Meta./Zoom.al
Rikthehet nesër dita pa makina në Tiranë, orari dhe rrugët ku qarkullimi i mjeteve do të kufizohet