zoom

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në asfalt, policia: U dëmtuan xhamat e katër bizneseve

Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi me tritol në rrugën “Zim Zeneli” në Krujë.

Lënda plasëse ka shpërthyer në asfalt dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.