zoom

Politikë

Shpërthimi i Palokës në Parlament: Kur t’ju vijë dita, era shur*ë do t’ju vijë, diktatorët…

Deputeti Edi Paloka, në fjalën e tij  në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama, do të jetë ai i diktatorëve.

Deklarata e Palokës:

“Në 91-shin isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim cbëhej në Tiranë.

Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.

Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.

Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim.

Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas”. /ZOOM.AL/