zoom

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kamëz, detajet

Shpërthim me tritol në Kamëz, detajet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si edhe për dokumentimin e plotë të rastit.