zoom

Slider

Shpërthen Vlora, lum shishesh ndaj arbitrit, Idrizi ironizon Lilën: Po më tregon përralla me mbret?

Dinamo mundi me shifrat 1-0 Flamurtarin në Vlorë me një penallti shumë të kontestuar nga vlonjatët për llogari të Kategorisë së Parë.

Tifozët e Flamurtarit shpërthyen ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes, teksa hodhën në fushë një “lum” shishesh uji në shenjë proteste për akordimin e 11-m.

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, u tensionua në pankinë dhe u përplasa me drejtorin e Dinamos, Ermal Barushin dhe arbitri i ndëshkoi të dy me karton të kuq.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, lumë shishesh shpërthyen për ekipin e gjykimit që u larguan të shoqëruar nga policia.

Ndërkohë administratori Sinan Idrizi doli në deklaratë për “Oversport” duke u shprehur:

“Ky arbitër acaroi në këtë farë feje një qytet të gjithë. Këta nuk zënë mend akoma. Këtë herë do të gjejnë një Flamurtar shkëmbi, jo batutash. Nuk mund të tallen me një qytet dhe investim”.

Më pas Andi Lila po pyeste rreth anës teknike, por Idrizi u largua menjëherë nga intervista duke e ironizuar ish-futbollistin e kombëtares:

“Pjesën teknike mos ma tregoni mua, tregojani një specialisti, si u shëmtua futbolli? Mos ma devijo temën. Hajde mirupafshim, më tregon Andi Lila mua përralla me mbret”, tha Idrizi. /zoom.al/