zoom

Aktualitet

Shpërthen tritoli në banesën e Ilir Koçiljas, vrau nipin e Lefter Kokës

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës.

Shpërthimi u dëgjua në lagjen nr.4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se lëmda plasëse ishte cendosur pranë shtëpisë së 35-vjeçarit Ilir Koçilja.

Ky i fundit, më 14 shkurt, vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.

Halil Koka ishte nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e Kokës 2 javë më parë.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.