zoom

Sport

Shpërthen Thibaut Courtois: Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq për të fituar Topin e Artë?!!

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka shprehur mllef, pasi nuk arriti të ngjitej as në podium të “Topit të Artë” për vitin 2022.

Courtois, i cili fitoi çmimin “Yashin Trophy” si portieri më i mirë i vitit, përfundoi i shtati në renditjen e përgjithshme përkundër faktit se u zgjodh lojtari i ndeshjes në finalen e Champions ndaj Liverpool-it.

“Jam shumë i lumtur për Benzema. Nuk po them se është dashur ta fitoja unë, por unë nuk jam as në podium, ndërsa jam portieri që fitoi Champions dhe La Liga-n. Duket se shënimi i golave është më i mirë se ndalja e tyre. Është një betejë që duhet të fitohet. Duke e parë këtë logjikë dhe duke e ditur se si do të votonin ata, e dija se nuk kisha shanse për ta fituar. E shoh të pamundur që një portier ta fitojë Topin e Artë. Nuk e di nëse si portier mund të bësh më shumë se çfarë bëra unë vitin e kaluar”, deklaroi Courtois.

I vetmi portier që e ka fituar Topin e Artë në histori është Lev Yashin, në vitin 1963. /zoom.al/