Aplikacion
Burime zyrtare konfirmuan se po procedohen penalisht dhe pezullohen nga detyra mbi 20 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe Drejtorisë së Kufirit e Migracionit.
Sipas burimeve nga prokuroria punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.
Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë.
Policia e Shtetit dhe AMP pritet të japin sqarime rreth detajeve të dosjes hetimore dhe çështjes financiare. /ZOOM.AL/