Aplikacion
Bëhet fjalë për Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine dhe inspektorin Feim Onjea.
Gjithashtu është ndaluar doganieri i pikës kufitare Kakavijë, Bledar Mustafaraj.
Në pranga kanë rënë dhe dy shtetas; Ili Muho, Kleodor Kazo.
Sipas AMP, nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e tyre në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.