zoom

Ekonomi

Shpenzime luksi për fluturimet e administratës! Paguhen 3,4 mln lekë, 50 bileta avioni në 3 javë

Buxheti i shtetit është kthyer në një “kasafortë të hapur”, ku i fusin duart të gjithë dhe për shpenzime nga më të çuditshmet.

Për trajnime, konferenca, panaire apo takime, 50 zyrtarë publikë kanë udhëtuar jashtë vendit në vetëm 3 javë, me paratë e buxhetit të Shtetit.

Të dhënat nga Agjencia e Prokurimit Publik tregojnë se që nga fillimi e deri më 21 mars janë blerë në total 100 bileta vajtje-ardhje. Vlera e tyre përllogaritet në më shumë se 3.4 milionë lekë apo rreth 33 mijë euro.

Pjesa më e madhe e biletave të fluturimit janë blerë nga qeveria për të udhëtuar drejt Brukselit dhe anasjelltas. Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka blerë 14 bileta për në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biletat me transit në Frankfurt të Gjermanisë janë të klasit ekonomik. Pjesa tjetër e biletave kanë si destinacion Stambollin dhe Parisin.

Veç biletave të blera tashmë, vetëm në javën e fundit, Prokuroria e Posaçme SPAK, bashkë me Gjykatën e Posaçme GJKKO, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe universiteti “Isamil Qemali në Vlorë”, kanë çelur procedurat për blerë 18 bileta udhëtimi.

Të dhënat nga APP tregojnë se biletat e porositura kanë si destinacion Brukselin, Einthovenin, Budapestin e Parisin. /ZOOM.AL/