zoom

Politikë

Shpalli Berishën “non grata”, Blinken do takohet me Ramën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, ku thuhet se ky takim do të zhvillohet sot pasdite në Bruksel në orën 17:30.

Njoftimi i publikuar nga DASH

Sekretari Blinken shoqëron Presidentin Jo Biden gjatë udhëtimit në Mbretëria e Bashkuar, Belgjikë dhe Zvicër.

Kujtojmë që Sekretari amerikan i Shtetit, firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.

Nga ana e tij, Berisha paralajmëroi ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken.