zoom

Aktualitet

Shoferja rimerr patentën e bllokuar me 70 mijë lekë rryshfet, arrestohet polici

Shoferja rimerr patentën e bllokuar me 70 mijë lekë rryshfet, arrestohet polici

Një punonjës policie me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i Organeve Administrative Shtetërore është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë në Tiranë  efektivi në bashkëpunim me një person tjetër përmes rryshfetit kanë ndikuar që të lirojnë patentën e një shtetaseje

“Veprimet e mësipërme pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte lejen e saj të drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës” thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Policia ka sekuestruar lejen e drejtimit ndërsa do të procedojë penalisht në gjëndje të lirë shtetasen B.D.