zoom

Politikë

Shkollat bosh, Kushi thirrje prindërve: Mund të rregjistroni edhe fëmijët që s’kanë mbushur 6-vjeç

Emigrimi masiv ka sjellë pasoja të mëdha siciale në vend, ku ka sjellë boshatisjen e shumë shkollave, pasi numri i nxënësve është ulur në mënyrë drastike.

Nisur nga numri i ulët i nxënësve, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar ndryshimet e reja në arsimin parauniversitar.

Kushi shkruan në ‘Facebook’ se tashmë edhe fëmijë 6-vjeç brenda muajit dhjetor 2023-2024 do të kenë mundësi të regjistrohen në klasën e parë.

Postimi i Kushit:

Me ndryshimet që miratuam ✍️📃 në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 👦👧🏼 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ✅ regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit 👨‍👩‍👧 që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në 👩‍💻 sistemin e-Albania nga 🗓 data 21 gusht deri më 1 shtator.

➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.