Aplikacion
Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në New York pasi u nda jeta në mënyrë tragjike 56-vjeçarja shkodrane, Donike Gocaj, e cila ra brenda një pusetë të pambuluar, thellësia e të cilës arrinte 3 metra.
Ndërkohë përmes një instastory, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka bërë me dije se Donike, ka qenë mikja e saj. Në këtë postim ajo i ka kushtuar mikes së shpirtiti të saj, ashtu si e quan, disa fjalë zemre, teksa mes rreshtash ka hedhur gjithë dhimbjen.
“Më këpute shpirtitn me ikjen tëndë zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh milja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty. Ti do të jesh në zemrën time sa të jem gjallë. Do më marrë malli për zërin tënd, për dashurinë pa kushte që më dhe. Pusho në paqe shpirtbardhë. #myforeverbestfriend” ka shkruar ajo krahë një fotoje ku kanë pozuar të buzëqeshura sëbashku.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:19 pranë Fifth Avenue në Manhattan, ku shqiptarja sapo doli nga makina me të cilën udhëtonte SUV tip “Mercedes Benz” përfundoi në një pusetë të hapur e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se në momentin kur zbriti nga makina, shqiptarja bëri një hap pas ku këmbët i ranë në pusetë dhe trupi i saj u zhduk nga sipërfaqja.
Sapo e panë, disa qytetarë të pranishëm u afruan për ta ndihmuar, madje raportohet se njëri prej tyre mori një palë shkallë për të zbritur e për të tërhequr trupin e shkodranes, por ndërhyrja e tij ishte e pamundur për shkak të thellësisë së pusetës.
Humbja e Donikes ka shkaktuar një plagë të pashërueshme për djalin e saj Armandon dhe nusen Caitlin, të cilët mësohet se jetonin shumë pranë 56-vjeçares në New York, si dhe për vajzën e saj Esterinën. Përveçse një mama e përkushtuar mësohet se Donika ishte dhe gjyshe e dy djemve të vegjël, Zayn dhe Abel.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore