Aplikacion
Ai është përshkruar si një “tru në një çip” që funksionon njësoj si truri i njeriut, duke përdorur sensorë dhe një algoritëm të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili e shtyn robotin të lëvizë, të kapë objekte dhe të shmangë pengesat.
Ekipi pretendon se truri tregon shenja inteligjence ngjashëm me trurin e njeriut, duke lëvizur në mënyrë autonome ekstremitetet e tij dhe mund të zbulojë metoda për riparimin e dëmtimit të korteksit cerebral të njeriut dhe të krijojë teknika të tjera për të shëruar çrregullimet neurologjike.
Shkencëtarët kinezë përdorën qelizat staminale për të ndërtuar trurin. Ata e lidhën atë me një çip kompjuteri që i kalon udhëzimet trupit të robotit që është një përzierje e qelizave njerëzore dhe çipave kompjuterikë që funksionojnë si truri i njeriut. /ZOOM.AL/