zoom

Bota

Shkelet armëpushimi, Rusia bombardon një tjetër qytet ukrainas

Rusia ka shkelur armëpushimin! Mësohet se forcat ruse kanë nisur bombardimin e një tjetër qyteti.

Gazetari Charles Stratford i Al Jazeera-s, teksa po raportonte nga Orikhiv, tha se dëgjoi shpërthime në afërsi të qytetit, të vendosur përgjatë korridorit humanitar që supozohet të lejojë kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol në Zaporizhzhia.

“Të gjitha provat tregojnë se në gjysmë orën e fundit ky armëpushim mund të mos jetë më në veprim, mund të jetë prishur,” tha Stratford, duke raportuar përpara një rruge boshe.