Aplikacion
Organi i akuzës konfirmoi sot se ka mbyllur hetimet e dosjes dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022, në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune-Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.
Të pandehurit janë Pjetër Toni, i akuzuar per veprën penale të “shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal; Pashk Noka, i akuzuar per veprën penale të “shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal; Armando Lleshaj, i akuzuar për vepren penale të “shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal dhe Tom Gjelaj, i akuzuar per vepren penale të “shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Zyrtarët akuzohen për lejimin e shkatërrimit të zonës bregdetare me ndërtime pa leje dhe hedhje të mbetjeve të ndryshme. /ZOOM.AL/