zoom

Aktualitet

Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska është shkarkuar nga detyra.

Sharkimi i tij është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Ky vendim mësohet se është marrë bazuarf kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.

“Njoftim në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë!

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Ministri Manja shpreh besimin në vazhdimin e punës dhe angazhimin për të siguruar një administratë të fuqishme dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.