Aplikacion
Në reagimin e tij, Basha u shpreh prerë se nuk do të lejojë askënd që të përçajë Partinë Demokratike. Sipas tij, “Vendimi i fundit ka qenë pikërisht për t’i paraprirë apo për të parandaluar përçarje mes demokratëve, sepse interesat personale të askujt nuk mund dhe nuk do të prevalojnë mbi interesat e PD”.
“Në ka njeri, 30 vjet, të hapur ndaj mendimit kritik, i cili ka përgjegjësi për të drejtuar këtë parti, jam unë. Një gjë është mendimi kritik dhe një gjë tjetër është që me vetëdije apo jo t’i shërbesh Edi Ramës apo interesave të tij për të përçarë PD. Çdokush që vendoset në pozita kontradiktore me interesat e demokratëve, thërritet, këshillohet, paralajmërohet, por nëse për çdo motiv apo arsyeje, vazhdon t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve, është detyra ime të veproj dhe është neglizhencë e pafalshme të mos veproj. Deklarimet se këto u bëkan për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite, e di se kurrë nuk kam vepruar mbi bazë inati apo zemërimi. Madje, jam akuzuar se kam qenë tepër i butë dhe tolerantë me ata që prej kohësh duhet të paguanin faturën e papërgjegjshmërisë dhe tradhtimit të interesave dhe sakrifikimit të demokratëve. Akuzë, që edhe e meritoj. Vendimi i fundit ka qenë pikërisht për t’i paraprirë apo për të parandaluar përçarje mes demokratëve, sepse interesat personale të askujt nuk mund dhe nuk do të prevalojnë mbi interesat e PD”, u shpreh Basha.